Izraeli zgjohet në pasiguri të plotë politike pas zgjedhjeve parlamentare. Sondazhet e para të daljes nga votimet (exit polls) parashikojnë një rezultat kokë më kokë, duke mos nxjerrë asnjë fitues të qartë.
Blloku qeverisës i Benjamin Netanyahut dhe ai opozitar i udhëhequr nga Gadi Eisenkot janë barazim me nga 51 vende secili, duke mbetur larg pragut prej 61 vendesh të nevojshme për formimin e qeverisë.
Mbi 77% e qytetarëve me të drejtë vote morën pjesë në votime niveli më i lartë në më shumë se dy dekada dhe rreth 7% më shumë se në vitin 2022.
Partitë palestineze pritet të rrisin përfaqësimin e tyre në Knesset në 18 vende nga 10 që kishin. Ky forcim mund ta detyrojë Eisenkot-in të hyjë në negociata të gjata javore me ta për të tentuar krijimin e koalicionit.
Deri tani janë numëruar mbi 30% e votave, ndërsa rezultati përfundimtar mbetet i hapur për shkak të luhatjeve të njohura që pësojnë shpesh sondazhet e para në Izrael.



