Kuvendi mblidhet sot pas tensioneve dhe përjashtimeve të 6 deputetëve të PD, 12 projektligje në rend dite

Kuvendi mblidhet sot pas tensioneve dhe përjashtimeve të 6 deputetëve të PD, 12 projektligje në rend dite

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e sotme në orën 10:00 në një seancë plenare që pritet të shoqërohet me drita jeshile për disa nisma të rëndësishme, por edhe me ngarkesë të lartë politike. 

 

Kjo është seanca e parë pas përplasjeve të ashpra fizike dhe verbale mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës gjatë javës së kaluar. Sipas rendit zyrtar të ditës, deputetët do të shqyrtojnë një paketë të ngjeshur prej 12 projektligjesh, një akti normativ dhe tre projektvendimeve. 

 

Ndër pikat më kryesore të diskutimit është projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i cili kërkon një shumicë të cilësuar votash (84 vota) për t'u miratuar, çka teston votat në sallë. Gjithashtu, në fokus do të jetë krijimi i Këshillit Fiskal të Republikës së Shqipërisë dhe ndryshimet në ligjin për akcizat.

 

Pjesë e debateve do të jetë edhe ballafaqimi direkt me qeverinë, ku deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka thirrur në interpelancë Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

 

Kjo seancë vjen pas masave të marra nga Sekretariati i Etikës, i cili ndëshkoi me 60 ditë përjashtim gjashtë deputetë të Partisë Demokratike: Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Fidel Kreka, Luçiano Boçi dhe Besart Xhaferri.

 

Vendimi erdhi pas kaosit të javës së shkuar, ku grupi parlamentar i PD-së bllokoi foltoren dhe hyri në debate të ashpra me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi. Ky i fundit, përballë tensioneve, vendosi atëherë kalimin e përshpejtuar të seancës direkt në proces votimi.

 

Sfidë tjetër për klimën parlamentare mbetet edhe prezantimi i projektbuxhetit të vitit të ardhshëm në Konferencën e Kryetarëve, një tjetër pikë nxehtësie kjo ku opozita ka shprehur hapur kundërshtimet e saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy