Begaj pret Ambasadorin e ri të Brazilit: Kërkohet njohja e Kosovës dhe forcimi i bashkëpunimit ekonomik

Begaj pret Ambasadorin e ri të Brazilit: Kërkohet njohja e Kosovës dhe forcimi i bashkëpunimit ekonomik

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti Ambasadorin e Republikës Federative të Brazilit, Fabio Vaz Pitaluga, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

 

Presidenti Begaj i uroi Ambasadorit një mandat të suksesshëm në Shqipëri, teksa i përcolli dhe urimet për rizgjedhjen në një tjetër mandat të Presidentit të Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva.

 

Kreu i Shtetit vlerësoi raportet miqësore mes dy vendeve në vitin kur shënohet 65-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

 

Ai shprehu besimin për intensifikim të dialogut politik dhe forcim të bashkëpunimit ekonomik, tregtar dhe kulturor, vlerësoi bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Brazilit në organizatat ndërkombëtare, veçanërisht gjatë mandateve të njëkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ( 2022-2023) si dhe shprehu dëshirën për forcimin e mëtejshëm të partneritetit ndërmjet dy vendeve.

 

Gjithashtu, Kreu i Shtetit inkurajoi njohjen e Republikës së Kosovës nga Brazili si dhe kërkoi mundësinë e mbështetjes së saj për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy