
Pas katër sezoneve tek Real Madridi Jude Bellingham vijon ta konsolidojë vendin e titullarit.
Anglezi ka performuar në lartësinë e duhur, i cili tanimë drejtohet nga Jose Mourinho.
Mesfushori ka ditur ta menaxhojë presionin tek ‘’ Galaktikët ‘’, shumë deçiziv edhe tek ‘’ Tre Luanët ‘’.
Në sajë të rëndësisë dhe profesionalizmit të treguar ishi i Birminghamit ka rinovuar kontratën me kryeqytetasit deri në qershorin e 2031-shit, sipas ‘ As ‘.
Një vendim i tillë pritej sepse kontributi i dhënë e ka ndihmuar Real Madridin për ti arrirë objektivat.
Bashkë me Kylian Mbappen dhe Vinicius Junior 23 vjeçari konsiderohet ndër më të paguarit dhe e meriton për arritjet e deritanishme.
Tek një ekip si ‘’ Los Blancos ‘’ ruajtja e stabilitetit dhe qëndrimi i komponentëve që bëjnë diferencën konsiderohet prioritet.
Me ‘’ The Special One ‘’ në stol kanë ndryshuar dinamikat tek ish fituesit e Champions Leagues të cilët gjithsesi konsiderohen kandidatë potencialë për fitimin e titujve në çdo sezon.
Pavarësisht pretendimit të Manchester City-t, Liverpoolit dhe Chelseat besohet se kjo histori e ka të paracaktuar fundin i cili ka të bëjë me vijimin e Jude Bellingham në Madrid.



