Përfshihet nga flakët ish-rezidenca alpine e Hitlerit, arrestohet një i dyshuar

Përfshihet nga flakët ish-rezidenca alpine e Hitlerit, arrestohet një i dyshuar

Ish-rezidenca malore alpine e Adolf Hitlerit në Bavari, e njohur si "Foleja e Shqiponjës" (Kehlsteinhaus), është përfshirë nga një zjarr masiv mbrëmjen e së premtes. 

 

Autoritetet gjermane njoftuan se kanë ndaluar një person të dyshuar, ndërsa një hetim penal ka nisur për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. 

 

Alarmi ra rreth orës 21:15 të së premtes dhe rreth 200 personel të emergjencave u angazhuan në terren, por operacioni i shuarjes u vështirësua tej mase për shkak të terrenit të thyer malor mbi qytetin e Berchtesgaden. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

 

Getty Images Një pamje e ndërtesës "Eagle's Nest" në një ditë vere me diell

 

E përfunduar nga nazistët në vitin 1938, kjo strukturë historike i shpëtoi shkatërrimit pas rënies së regjimit në vitin 1945 dhe përdorej nga diktatori nazist si seli qeveritare me kohë të pjesshme, përfshirë planifikimin e pushtimit të BRSS-së në vitin 1941. 

 

Në dekadat e fundit, objekti i pozicionuar lart në Alpe është kthyer në një destinacion të njohur turistik që shërben si një han malor, por edhe si një qendër kujtese historike për të paralajmëruar brezat mbi mizoritë dhe humnerat e diktaturës çnjerëzore naziste.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy