Bilanci i të shoqëruarve nga protestat/ Avokati i Popullit monitorim në komisariate e spitale

Bilanci i të shoqëruarve nga protestat/ Avokati i Popullit monitorim në komisariate e spitale

Institucioni i Avokatit i Popullit ka reaguar zyrtarisht lidhur me situatën e qytetarëve dhe të rinjve të shoqëruar gjatë protestave të sotme masive në vend. 

 

Përmes një njoftimi zyrtar, bëhet me dije se janë dërguar menjëherë grupe monitorimi në komisariatet dhe drejtoritë e policisë në Tiranë, Korçë dhe Shkodër, si dhe në spitalet ku po trajtohen personat e lënduar.

 

Sipas njoftimit, qëllimi kryesor i këtij inspektimi është verifikimi nëse të ndaluarve u garantohen të drejtat e tyre themelore ligjore dhe kushtetuese. 

 

 

Përditësim mbi situatën e të shoqëruarve gjatë protestave të sotme

Avokati i Popullit ka dërguar grupe monitorimi në komisariatet e policisë dhe në drejtoritë e policisë në Korçë, Shkodër dhe Tiranë, si dhe në spitalet ku trajtohen personat e lënduar. Qëllimi është të verifikohet nëse të shoqëruarve u garantohen të drejtat themelore, dhe të publikohen gjetjet pasi të konfirmohen.

Korçë

Në Komisariatin e Policisë Korçë ditën e sotme janë shoqëruar 26 persona, nga të cilët 16 të mitur. Aktualisht të gjithë personat e shoqëruar janë liruar dhe një pjesë e tyre po procedohen në gjendje të lirë.

Shkodër

Përfaqësuesit e zyrës rajonale kanë monitoruar Drejtorinë e Policisë Shkodër, ku janë kryer veprimet procedurale për katër persona të shoqëruar. Ne kemi administruar ankesat e tyre për trajtimin që në momentin e shoqërimit nga policia, si dhe pretendimet për respektimin e të drejtave të garantuara në Kushtetutë.

Një grup pune po monitoron situatën në komisariatet e policisë dhe në spitalet e Tiranës, dhe shumë shpejt do të raportojmë mbi gjetjet paraprake.

Përveç hetimeve kryesisht, Avokati i Popullit fton qytetarët dhe familjarët e tyre t'i drejtohen institucionit me ankesa individuale për pretendime në lidhje me trajtimin nga Policia e Shtetit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy