Protesta shkakton kaos në Tiranë, shpërthime, zjarr dhe tym/ Institucionet në flakë (VIDEO)

Protesta shkakton kaos në Tiranë, shpërthime, zjarr dhe tym/ Institucionet në flakë (VIDEO)

Tirana prej orësh vijoi në kaos, me tym, shpërthime dhe zjarr drejt institucioneve kryesore të vendit gjatë gjithë ditës së mërkurë, deri në orët e vona të mbrëmjes.

 

E nisur nga studentët një ditë më parë, protesta kulmoi përgjatë gjithë ditës së sotme para Ministrisë së Arsimit, ku nën zjarr përfundoi dhe Ministria e Ekonomisë, Ministria e Drejtësisë dhe institucione të tjera,

 

Ndërkohë zyrtarisht raportohet për pesë protestues, një qytetar dhe 23 efektivë policie të lënduar në spital. 

 

Nga ana e saj policia ka bërë shoqërimin e disa protestuesve, teksa mllefi i tyre nuk është kursyer as ndaj institucioneve bankare, të cilat kanë rënë pre e sulmeve dhe dëmtimeve.

 

 

 

Edhe godinat e bizneseve të ndryshme ka rënë pre e sulmeve të protestuesve, të cilët marshojnë në rrugët kryesore të vendit. 

 

Rrethrrotullimi i "Zogut të Zi" ka qenë një tjetër vatër e protestuesve, të cilët kanë ndezur zjarr në mes të rrugës, duke bllokuar qarkullimin.

 

Edhe komisariati nr.2 në kryeqytet u vandalizua dhe iu vu zjarri një makine. Po ashtu zona e "21 Dhjetorit" u përfshi nga kaosi dhe dëmtime të shumta në ambientet e përshkuara nga protestuesit.

 

Kryeministri Edi Rama nuk ka bërë asnjë reagim deri në këto momente, ndërkohë që zëvendësja e tij Albana Koçiu bëri thirrje për maturi dhe vetëpërmbajtje.

 

Reagim erdhi dhe nga Ministri i Brendshëm Ervin Demo, i cili deklaroi se politika e vjetër foli me gjuhën e shkatërrimit, ndërsa i ftoi protestuesit që të tërhiqen.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy