Katër persona kanë humbur jetën dhe rreth 90 të tjerë janë plagosur si pasojë e përplasjes së dy trenave në Egjipt.
Nga incidenti, disa vagonë kanë dalë nga shinat, ndërsa shërbimet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për menaxhimin e situatës dhe dhënien e ndihmës së nevojshme për të plagosurit.



