Eksploziv gjatë natës në Tufinë/ Hidhet lëndë plasëse në tarracën e një dyqani lulesh, identifikohet autori

Eksploziv gjatë natës në Tufinë/ Hidhet lëndë plasëse në tarracën e një dyqani lulesh, identifikohet autori

Një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në zonën e Tufinës në Tiranë, duke shkaktuar dëme materiale. 

 

Policia ka reaguar menjëherë duke kryer veprimet e para hetimore dhe ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje.

 

Ngjarja ka ndodhur më rreth orës 02:45 të mëngjesit, në Tufinë.

 

Lënda plasëse është hedhur dhe ka shpërthyer në tarracën e një dyqani lulesh, i cili është në pronësi të shtetasit A. K., rreth 65 vjeç.

 

Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale në objekt.

 

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, u zhvendos menjëherë në vendngjarje për të mbledhur provat materiale dhe për të këqyrur kamerat e sigurisë në zonë. 

 

Falë veprimeve të shpejta operative, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy