Grupi Çapja-Çela dërgohet për gjykim/ Bregu: Vështirësi hetimi i aseteve, në Shqipëri kanë hyrë paratë

Grupi Çapja-Çela dërgohet për gjykim/ Bregu: Vështirësi hetimi i aseteve, në Shqipëri kanë hyrë paratë

Gazetari Sokol Bregu komenton dërgimin në gjykim të organizatës kriminale të Franc Çopjas dhe Ervis Çelës, duke thënë se vështirësi ka hetimi i aseteve kriminale.

 

Ai deklaroi për edicionin e lajmeve të MCN TV, se në Shqipëri kanë hyrë vetëm paratë e aktivitetit kriminal, por jo lënda narkotike.

 

Prokurorisë së Posaçme nuk i ka marrë shumë kohë gjetja e provave, se sa gjetja e pronave të këtij grupi. 

 

Sky ECC i dha dorë shumë të rëndësishme SPAK. Pa këto përgjime, te krimi i organizuar nuk do të kishte asgjë në dorë. 

 

Nëse ka një pikë të dobët SPAK, është pikërisht hetimi proaktiv, historia. Rëndësi ka që jep një dënim për një periudhë të caktuar kohore për aktivitetin e tyre bëhet fjalë për 61 ton drogë të sekuestruar nga BE.

 

9.1 milionë euro prona, për këtë grup janë pak. Se 9.1 milion janë vetëm asete dhe 10 milion janë bllokuar në kriptomonedhë.

 

Hetimi i aseteve është shumë i vështirë. Në Shqipëri kapen vetëm lekët që përfitojnë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy