Vinicius Junior, objektiv i Manchester United

Vinicius Junior, objektiv i Manchester United

 Tek Manchester United ka nisur një tjetër etapë me Mauricio Pochettinon si trainer. 

Argjentinasi zëvëndësoi Michael Carrick për arsye të rezultateve të dobëta, konkretisht 8 pikë në 10 javë. 

Tek ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ nuk tolerohen hapa të tillë dhe tashmë duhet parë se si do të vijojë eksperienca e ishi-t të Tottenham Hotspur në ‘’ Old Trafford ‘’. 

Njohja shumë e mirë e anglezëve i jep një lloj avantazhi por njëkohësisht presioni është prezent në çdo seancë stërvitore ashtu edhe ndeshje. 

Vinicius Junior është objektivi i rradhës i 54 vjeçarit të cilin e pret një sfidë jo e lehtë.

 Sulmuesi ka fituar mjaft eksperiencë tek Real Madridi dhe gjithashtu kombëtarja ‘’ Seleçao ‘’, ç’ka do të thotë se mund të adaptohet shumë shpejt tek një ekip elite. 

128 gola në 375 sfida numëron asi amerikano-jugor tek ‘’ Galaktikët ‘’, referent prej vitesh në metrat e fundit. 

Por sipas ‘ As ‘, Jose Mourinho po punon me përkushtim për ta ndihmuar në rikuperimin e terrenit të humbur duke qenë se për ‘’ Los Merengues ‘’ mbetet i padiskutueshëm. 

Në plan të parë interesi i Manchester United mund të interpretohet si një kërcënim për arsye të potencialit në aspektin ekonomik por gjithashtu vlen të ritheksohet rëndësia e ishi-t të Flamengos në 11-shen e të ashtuquajturit ‘’ The Special One ‘’.

 Merkatoja e janarit do të jetë një test i rëndësishëm për Mauricio Pochettinon i cili në çdo ekip ka ditur të formojë një grup kompetitiv.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy