Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë, por duhen plotësuar tre kushte

Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë, por duhen plotësuar tre kushte

Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos deklaroi se përfshirja e të gjitha palëve politike do i bëj më të pranueshme reformat e kërkuara ndaj Shqipërisë për integrimin.

 

Duke folur nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian në Tiranë, ajo deklaroi se pritet që ¼ e  e të gjithë kapitujve të negociatave të mbyllen brenda këtij viti. 

 

Kos u shpreh se 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë, por për këtë duhen plotësuar tre kushte, ku pikë së pari tha se duhet të vazhdojnë reformat dhe të tregohet që ligji funksionon në praktikë për ndëshkimin e krimit dhe korrupsionit.

 

Si pikë të dytë nënvizoi se duhet të garantohet pjesëmarrja në procesin legjislativ dhe së treti dallimet politike duhet të trajtohen me anën e dialogut demokratik.

 

Keni ngritur institucione për të goditur krimin dhe korrupsionin, ky është themeli për të mbyllur negociatat. Vitin e ardhshëm Shqipëria ka mundësinë të ndjek rrugën e Malit të Zi. Viti 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë. Udhërrëfyesi tregon rrugën që duhet ndjekur.

 

Sa më pranë jemi anëtarësimin, aq më e rëndësishme është që institucionet të funksionojnë dhe ligjet të zbatohen në praktikë. Fokusi do të jetë gjithnjë te zbatimi, te veprimet dhe jo thjesht te fjalët. Ptova vendimtare do të jetë mënyra si autoritetet veprojnë ndaj hetimeve, përfshirë edhe ndaj personave me pozita të larta të shtetit. 

 

Ndryshimet kërkojnë vullnet të jashtëzakonshëm politik, por Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për t’ia dalë mbanë. Shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë e mbështesin anëtarësimin në BE, mbështetja e shqiptarëve është më e larta në të gjitha vendet kandidate. Kjo mbështetje ju ngarkon me përgjegjësi dhe është e rëndësishme që qytetarët të përfshihen në këtë proces. 

 

Një moment i tillë historik duhet të sjellë dialog mes të gjitha palëve. Komisioni Europian nuk merr anë, por përgjegjësia jonë është që të garantohen standardet që kërkohen në BE. Dhe kjo nuk mund të matet vetëm me përmbushjen e rregullave të BE se disa nga shqetësimet e ngritura nga protestat e fundit, kanë të bëjnë me integrimin dhe duhen trajtuar nga politika dhe shoqëria civile. 

 

2026 ka qenë vit i mrekullueshëm, 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë, por për këtë duhen tre gjëra: së pari duhet të vazhdoni reformat dhe të tregoni që ligji funksionon në praktikë për ndëshkimin e krimit dhe korrupsionit. 

 

Së dyti duhet të garantohet pjesëmarrja në procesin legjislativ dhe së treti dallimet politike duhet të trajtohen me anën e dialogut demokratik. 

 

Të gjitha rrymat politike duhet të bëhen bashkë për anëtarësimin në BE. Mundësia që Shqipëria të bëhet pjesë është një moment historik. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy