Trazirat në Evropë/ Ekstremi i djathtë fajëson imigracionin dhe kërkon 'ligj e rend'

Trazirat në Evropë/ Ekstremi i djathtë fajëson imigracionin dhe kërkon 'ligj e rend'

Trazirat e dhunshme që përfshinë disa qytete evropiane fundjavën e kaluar kanë nxitur reagime të ashpra nga udhëheqësit e ekstremit të djathtë. 

 

Muaj larg zgjedhjeve kyçe në Francë, Spanjë, Itali e Gjermani, partitë nacionaliste po shfrytëzojnë politikisht situatën, duke ia faturuar dhunën politikave liberale dhe kufijve të hapur. Protestat filluan paqësisht për koston e jetesës, por u përshkallëzuan në kaos dhe plaçkitje.

 

Marine Le Pen dhe Jordan Bardella nga Tubimi Kombëtar e cilësuan qeverinë si të pafuqishme përballë kaosit migrator dhe të sigurisë. Ndërkohë, Éric Zemmour bëri thirrje për deportim të të huajve, duke paralajmëruar rrezikun e një lufte etnike.

 

Alice Weidel nga AfD deklaroi se ngjarjet në Francë janë një paralajmërim për Gjermaninë, ku migrimi masiv dhe ekstremizmi i majtë rrezikojnë të sjellin skenare të luftës civile.

 

André Ventura i partisë Chega fajësoi fluksin e pakontrolluar për krizën e strehimit. Në Spanjë, kreu i Vox, Santiago Abascal, sulmoi protestuesit duke i quajtur ata milicitë e kryeministrit Sánchez, përpara zgjedhjeve të parakohshme të muajit të ardhshëm.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy