Finlanda ka thirrur të hënën ambasadorin rus në Helsinki, duke dënuar ashpër agresionin e Moskës ndaj Ukrainës dhe ato që i cilësoi si “veprime të rrezikshme dhe të pamatura” në Evropë.
Ky reagim pason incidentin e së shtunës, kur një helikopter rus dyshohet se shkeli hapësirën ajrore finlandeze pranë brigjeve të qytetit Loviisa.
Sipas ministrit finlandez të Mbrojtjes, Antti Häkkänen, incidenti mund të ketë lidhje me operacionet e shpëtimit për anijen ruse të mallrave Sparta II, e cila u përfshi nga flakët pas një sulmi me dron në Gjirin e Finlandës ndërsa lundronte drejt Kaliningradit.
Roja Kufitare Finlandeze konfirmoi se anija e dëmtuar dhe e sanksionuar nga SHBA-ja dhe Ukraina, tashmë po tërhiqet nga një mjet shpëtimi rus në gjendje të qëndrueshme.
Në deklaratën e saj, Ministria e Jashtme finlandeze shprehu solidaritetin e plotë me Danimarkën, Poloninë dhe partnerët evropianë, duke riafirmuar të drejtën e Ukrainës për vetëmbrojtje.
