Aksidenti hekurudhor me 68 të vdekur, Spanja shpall 3 ditë zi kombëtare

Aksidenti hekurudhor me 68 të vdekur, Spanja shpall 3 ditë zi kombëtare

Spanja ka nisur tre ditë zie kombëtare pas një aksidenti të rëndë hekurudhor pranë qytetit Urda, ku humbën jetën të paktën 68 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Ky është aksidenti i dytë madhor hekurudhor në vend përgjatë këtij viti.

 

Një tren i kompanisë shtetërore Renfe goditi nga pas një tren privat të kompanisë Iryo që kishte ndaluar në linjën Madrid-Andaluzi. 107 persona u spitalizuan, nga të cilët 15 ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

Numri i të vdekurve mund të rritet, pasi ekipet e shpëtimit po hasin vështirësi për të kontrolluar pjesët e fundme të vagonëve të dëmtuar. Garda Civile ka hapur katër zyra në Madrid, Toledo, Kordobë dhe Sevilje për mbledhjen e mostrave të ADN-së nga të afërmit.

 

Një shkollë në Urda po përdoret si pikë informimi për familjarët, ndërsa janë hapur pika të jashtëzakonshme për dhurim gjaku.

 

Ministria e Transportit ka bërë të ditur se përplasja erdhi si pasojë e një "gabimi" dhe "rrethanave ende të pashpjegueshme", duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi sigurinë e rrjetit hekurudhor spanjoll.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy