Drejtori i Hekurudhave, Ergys Vjerdho, i cili më herët ka mbajtur edhe postet kyçe si kreu i ARRSH dhe KESH, ka mbërritur këtë të premte në dyert e SPAK.
Vjerdho është një prej drejtuesve qëndror të cilit i është kërkuar dorëheqja nga detyra, një fakt të cilin ai vetë e ka konfirmuar zyrtarisht për mediat menjëherë pasi doli nga Prokuroria e Posaçme.
Sipas informacioneve nga burimet pranë organit të akuzës, zyrtarit të lartë i është komunikuar akuza zyrtare nga prokurorët e SPAK.
Ky zhvillim pason një valë procedimesh të ngjashme ku akuza të rëndësishme u janë komunikuar më herët edhe eprores së tij, Belinda Balluku, ish-futbollistit Igli Tare, si dhe biznesmenëve të njohur Arbër Abazi dhe Carapuli.
Pasi la ambientet e prokurorisë speciale, Ergys Vjerdho u shpreh shkurtimisht për gazetarët, duke u përpjekur të minimizojë peshën e hetimit, por duke pranuar dorëheqjen.



