SHBA tërheq bombarduesit B-1 nga Britania pas incidentit pranë bazës ajrore

SHBA tërheq bombarduesit B-1 nga Britania pas incidentit pranë bazës ajrore

Pentagoni konfirmoi tërheqjen e të gjithë aeroplanëve bombardues B-1 nga baza ajrore RAF Fairford në Britaninë e Madhe. Ky vendim vjen pas një incidenti të dyshimtë javën e kaluar që alarmoi autoritetet dhe detyroi evakuimin e 85 shtëpive për rreth.

 

Incidenti nisi kur një fermer raportoi lëvizje të dyshimta të pesë personave me furgonë pranë bazës, e cila është përdorur për operacione në Iran. 

 

Edhe pse fillimisht u frikësua për një sulm terrorist, policia gjeti vetëm një sasi benzine në automjete. Pesë të arrestuarit, të gjithë shtetas britanikë, u liruan me kusht.

 

Ky lirim ka nxitur reagime të ashpra nga Uashingtoni. Presidenti Donald Trump kritikoi vendimin, ndërsa Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se në këtë ngjarje mund të jetë i përfshirë një "aktor i huaj". 

 

Nga ana tjetër, Ambasada e Iranit në Londër ka mohuar kategorikisht çdo lidhje me incidentin. Ndërkohë, siguria në bazën e Fairfordit është rritur ndjeshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy