Në një shkrim të botuar nga gazeta spanjolle EL MUNDO thuhet se samiti i NATO-s i parashikuar për vitin 2027 në Tiranë rrezikon të mos zhvillohet. Gazeta i referohet disa diplomatëve që thonë se arsyet lidhen me shmangien e përplasjeve të reja mes presidentit amerikan Donald Trump dhe vendeve të tjera anëtare të NATO-s dhe niveli i shpenzimeve të Shqipërisë për Mbrojtjen.



