Danimarka planifikon të lëshojë më pak viza për shtetasit rusë, njoftoi Ministri i Jashtëm Lars Lokke Rasmussen.
Rasmussen bëri të ditur se kufizimet do të zbatohen për vizat për udhëtime jo urgjente dhe jo thelbësore dhe u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Europian të ndjekin shembullin.
Ai tha gjithashtu se Danimarka synon t’i japë fund detyrimit të saj për të pranuar anije të lidhura me Rusinë.
Më herët, Rasmussen njoftoi se Danimarka po dëbonte atasheun ushtarak të Rusisë.
