Të lënduarit nga protesta/ MSH: 13 persona morën ndihmë mjekësore, mes tyre dy gazetarë dhe efektivë policie

Të lënduarit nga protesta/ MSH: 13 persona morën ndihmë mjekësore, mes tyre dy gazetarë dhe efektivë policie

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka zbardhur bilancin zyrtar të personave që kanë pësuar lëndime fizike gjatë përplasjeve të sotme në kryeqytet, duke pasqyruar të dhënat e grumbulluara nga strukturat spitalore deri në orën 19:45. 

 

Sipas raportit zyrtar, gjithsej 13 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore urgjente në pikat e ndryshme shëndetësore në Tiranë.

 

Sipas të dhënave paraprake të strukturave spitalore dhe poliklinikave, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 9 persona të lënduar, mes tyre 7 protestues dhe 2 përfaqësues të medias.

 

Referuar njoftimit të Ministrisë, njëri prej protestuesve ka pësuar dëmtime në sy dhe po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

 

Nga 9 personat e paraqitur në Traumë, 5 kanë lënë spitalin pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm. Ndërkohë, 4 protestues vijojnë ekzaminimet dhe trajtimin mjekësor.

 

Edhe në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur dy persona, një protestues dhe një efektiv policie. Të dy kanë marrë ndihmën mjekësore dhe janë larguar nga spitali.

 

 

Ndërkohë, në Poliklinikën e Specialiteteve Nr. 2 në Tiranë janë paraqitur dy efektivë policie me dëmtime në sy. Pas marrjes së trajtimit të nevojshëm, edhe ata kanë lënë ambientet e poliklinikës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy