Ka mbërritur mesditën e sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë Albano Ameti, 35 vjeç, ku pritet të njihet me masën e sigurisë.
Ameti është arrestuar nga forcat e rendit për ngacmim seksual ndaj nxënëseve të mitura të shkollës “Hajredin Beqari” në Selenicë.
Në dëshmitë e dhëna në polici, vajzat kanë treguar një episod të ndodhur gjatë një ore mësimi në palestër, ku, sipas tyre, mësuesi u kishte drejtuar udhëzime per të cilat nxënëset kanë deklaruar se i kanë interpretuar si ngacmim seksual.



