
Referuar Serisë A Milani natyrisht do të jetë një ndër protagonistët gjatë merkatos vijuese.
Kuqezinjtë mbeten kandidatë për të fituar tituj në çdo kompeticion, të avantazhuar nga historia e gjatë e suksesit në të shkuarën.
Traineri Ruben Amorim ka filluar të planifikojë çdo gjë, objektivi i të cilit tashmë është Scott McTominay.
Para pak kohësh skocezi u pretendua nga Real Madridi, një lojtar determinant në mesfushë, ishi i Manchester United.
Kontrata me Napolin i përfundon në qershorin e 2028-tës, për të cilin sezoni aktual është i treti në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’.
Përpos tij po analizohen edhe Endrick dhe Gonçalo Inacio për mbrojtjen, mjaft cilësorë në rolet respektive.
Në 2024-tën Scott McTominay u transferua tek ‘’ Azurrët ‘’ për 30.5 milionë euro, eksperienca e të cilit është shoqëruar edhe me tituj, si Seria A dhe Superkupa e Italisë.
Aktualisht nxënësi i Massimilliano Allegrit përfiton rreth 3 milionë euro në sezon por sipas ‘ Il Mattinos ‘ Aurelio Di Laurentis nuk është i gatshëm të negociojë për largimin e tij.
Koha është në dispozicionin e napoletanëve për ti vendosur pikën kësaj historie dhe njëkohësisht të blindojnë një ndër peshat e rënda në 11-shen e trainerit italian.
