Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, ka njoftuar dorëheqjen nga posti këtë të dielë.

Përmes një deklarate, Vuçiç tha se vendi nis një kapitull të ri dhe se largimi nga presidenca është një zgjedhje që lidhet me përgjegjësinë dhe nevojën për të ecur përpara.

nga posti i kreut të shtetit, duke deklaruar se për vendin nis një kapitull i ri. 

“Ka ardhur ora e vendimit. Historia na mëson se përparimi nuk arrihet kurrë rastësisht, por përmes zgjedhjeve të vështira, përgjegjësisë dhe vendosmërisë për të ecur përpara”, tha Vuçiç.

Ai falënderoi qytetarët për besimin e dhënë në dy mandate presidenciale, ndërsa konfirmoi largimin.

 “Sot është dita, të nderuar qytetarë, kur jap dorëheqjen”.

Në fjalimin e tij, Vuçiç bëri edhe një bilanc të viteve në pushtet, duke u ndalur te ekonomia, papunësia dhe borxhi publik. Sipas tij, borxhi publik i Serbisë ka zbritur nga 79% e PBB-së në rreth 43%.

Dorëheqja e Vuçiç ishte paralajmëruar që prej 14 shtatorit, ndërsa ai pritet të kandidojë për kryeministër të vendit në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 25 tetor. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy