Braktiset, KMD konstaton diskriminim në trajtimin e një pacienti në Durrës

Braktiset, KMD konstaton diskriminim në trajtimin e një pacienti në Durrës

Një pacient u la në një hapësirë publike pas daljes nga spitali i Durrësit, pa iu siguruar një vend i sigurt ku të qëndronte dhe pa iu garantuar vijimësia e kujdesit. 

 

Hetimi, i nisur nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi pas raportimeve në media, konstatoi se gjatë komunikimeve publike të spitalit u zbuluan të dhëna konfidenciale për shëndetin e pacientit.

 

Me vendimin e marrë më 10 nëntor, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi konstatoi diskriminim në formë të rëndë, të shumëfishtë dhe ndërsektoriale nga Spitali Rajonal Durrës. 

 

KMD konstatoi diskriminim edhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në aksesin në shërbimet e kujdesit shoqëror. Mungesa e shërbimeve të përshtatshme e la pacientin pa një mundësi strehimi pas daljes nga spitali.

 

“Brenda 3 muajve, Spitali Rajonal Durrës duhet të rishikojë procedurën e daljes për pacientët pa strehë, pa mbështetje familjare ose që nuk mund të kujdesen për veten. Dalja duhet të bëhet pas vlerësimit klinik dhe social, në bashkëpunim me shërbimet sociale dhe pasi të jetë siguruar një vend i përshtatshëm ku pacienti mund të qëndrojë. 

Spitali duhet gjithashtu të mbrojë konfidencialitetin e të dhënave shëndetësore dhe të trajnojë personelin për mosdiskriminimin. Brenda 6 muajve, Ministria duhet të marrë masa për miratimin e një protokolli që përcakton si bashkëpunojnë institucionet për referimin dhe daljen e sigurt nga spitali. Ajo duhet të marrë masa edhe për të siguruar shërbime publike rezidenciale, emergjente dhe rehabilituese për personat me varësi nga drogat”, deklaron KMD.

 

Për të parandaluar raste të ngjashme, KMD rekomandoi shtrirjen e standardit të daljes së sigurt në të gjitha spitalet publike dhe u drejtoi rekomandime të posaçme institucioneve përgjegjëse për kujdesin shëndetësor, shërbimet sociale dhe reagimin në raste urgjente.

 

Institucionet duhet ta informojnë KMD-në për masat e marra ose të planifikuara brenda 30 ditëve nga marrja dijeni për vendimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy