Norvegjia drejt ndalimit të syzeve inteligjente në vendet publike

Norvegjia drejt ndalimit të syzeve inteligjente në vendet publike

Norvegjia po planifikon të ndaloj përkohësisht syzet inteligjente në disa hapësira publike, si pasojë e shqetësimeve globale për privatësinë dhe rritjen e pajisjeve të regjistrimit të mundësuara nga inteligjenca artificiale.

 

Qeveria e Oslos po përgatit një projektligj që do të ndalojë syzet me kamerë në vende si parqe, plazhe, shkolla, muze, qendra tregtare, palestra dhe institucione shëndetësore. Përdorimi i tyre privat do të mbetet i lejuar.

 

Ministri norvegjez i Çështjeve Dixhitale, Torgeir Micaelsen, u shpreh i shqetësuar se njerëzit rrezikojnë të filmohen apo regjistrohen pa dijeninë e tyre në vende ku presin të kenë privatësi. 

 

Qeveria ka njoftuar se do ta paraqesë projektligjin sa më shpejt, ndërsa një grup ekspertësh po punon për rregullat e përhershme.

 

Ky propozim pason kufizimet tashmë ekzistuese për syzet inteligjente në gjykatat e Britanisë së Madhe dhe SHBA-së, si dhe në disa bare e kinema private.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy