FMN kërkon rritjen e pensioneve/ Sejdarasi dhe Nunaj: Jo bonuse, duhet rritje e përhershme

FMN kërkon rritjen e pensioneve/ Sejdarasi dhe Nunaj: Jo bonuse, duhet rritje e përhershme

Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të rrisë pensionet dhe të ndërpresë sistemin e shpërblimit me bonuse.

 

Ekspertët e ekonomisë Bardhi Sejdarasi dhe Teuta Nunaj, thonë se bonusi i pensioneve është në dëshirën e qeverisë, ndërsa rritja e përhershme është më e qëndrueshme.

 

Duke folur për “MCN Economy” ata deklaruan se kemi një raport të shpërbërë kontribuues-përfitues.

 

Sejdarasi

 

FMN si gardian ndërkombëtar i financave thotë se shpenzimet që vijnë dhe prej pensioneve duhet të ruajnë qëndrueshmërinë fiskale. Banka Botërore ka katër vjet që po përgatitet t’i paraqesë qeverisë shqiptare një draft-reformë. Çfarëdo ndihme apo bonusi të shpërndajë qeveria, nuk arrin t’i japë dot kurrë një pensionisti një pension dinjitoz. Nuk mund të përballojnë dot jetesën. 

 

Çfarëdo të thonë që bonusi u 2-3fishua kur i thua që në 2030 një pensionist do ketë pension 400 mijë lekë, do të thotë që e ke 200 mijë, në bazë të indeksimit të çmimeve. FMN ka të drejtë në konceptin e logjikës së saj t’i kërkojë qeverisë shqiptare mos të ketë bonuse ad-hoc. Se në fund të fundit bonusi është rishpërndarja e atyre të ardhurave që sigurohen nga mbledhja e tatim-taksave. 

 

FMN e di që ne kemi një raport të shpërbërë kontribues-përfitues. Duhet të kontribuojnë 3-4 persona për të mbuluar një pensionist. Ne nuk arrijmë të mbulojmë me kontribute skemën e pensioneve. Pensioni mesatar rreth 200 euro, janë shumë larg një pensioni dinjitoz.

 

Nunaj

Bonuset në dëshirën e qeverisë, vendos t’i japë ose jo. Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkon rritje të përhershme të pensioneve dhe jo shtesa të përkohshme. Ne duhet të zvogëlojmë shpenzimet nëse nuk rrisim do të ardhurat. Kjo do të thotë që punonjësi që ka jetëgjatësi më të lartë, e nxjerr më vonë në pension, që koha e përfitimit të pensionit të jetë sa më e kontrolluar. 

 

Nuk kontrollohet dot jetëgjatësia e popullatës, por kontrollohet koha e daljes në pension. Ne duhet të kuptojmë që nga reformat nuk përfitojnë pensionet aktuale, por ato të reja. Ajo që duhet sot nuk është reforma, por rritja e pensionit për të moshuarit. Rritja duhet bërë graduale, nuk mund të bëjmë rritje 13-14% brenda vitit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy