Presidenti ultraliberal i Argjentinës, Javier Milei, nisi një sulm të ashpër ndaj Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Ai e quajti” “Një organizatë të padobishme që shërben vetëm për të ushqyer një kastë parazitësh të maskuar si burokratë me qëllime të mira”.
“Ata që duhet të garantojnë sigurinë kolektive dhe të drejtat e njeriut kanë dështuar në misionin e tyre dhe kanë lejuar kaosin, dhunën dhe terrorizmin ndërkombëtar”, tha presidenti argjentinas, një aleat i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, në një kritikë që ai e ka shprehur edhe në vitet e mëparshme për OKB-në.
Në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme, Milei akuzoi konkretisht OKB-në se po mbyll sytë ndaj pretendimit historik të Argjentinës për sovranitet mbi Malvinat, Ishujt Falkland, të cilët Britania i pretendon si territor të saj, dhe dënoi kujdesin ndaj Inteligjencës Artificiale.



