SHBA përjashton trupat dhe bazat ushtarake nga Ukraina, Zelensky: Nuk kemi ende përgjigje të qartë se si do të mbrohemi nga Rusia

SHBA përjashton trupat dhe bazat ushtarake nga Ukraina, Zelensky: Nuk kemi ende përgjigje të qartë se si do të mbrohemi nga Rusia

Negociatorët amerikanë kanë përjashtuar privatisht dërgimin e trupave dhe ngritjen e bazave ushtarake në Ukrainën e pasluftës, si pjesë e garancive të sigurisë. Qëndrimi i Uashingtonit ka shkaktuar shqetësim në Kiev, ku presidenti Volodymyr Zelensky kërkon angazhime konkrete dhe të shkruara për të parandaluar një tjetër sulm rus.

 

“Nuk është ende e qartë, sepse ende nuk kemi një përgjigje të qartë, një përgjigje të plotë, se çfarë do të ishte ky grup kolektiv, si do të na mbronte dhe nëse ky grup do të ishte i gatshëm të zmbrapste agresorin”, deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky për Kyiv Independent.

 

Mosmarrëveshja lidhet me garancitë e sigurisë që SHBA-ja dhe aleatët perëndimorë mund t'i ofrojnë Ukrainës pas përfundimit të luftës. Sipas raportimit, negociatorët amerikanë kanë përjashtuar praninë e trupave të huaja dhe ngritjen e bazave ushtarake amerikane në territorin ukrainas.

 

Gjatë takimit të 19 nëntorit në Berlin, të dërguarit amerikanë Jared Kushner dhe Steve Ëitkoff diskutuan me zyrtarët ukrainas dhe evropianë një paketë garancish të modeluar sipas Nenit 5 të NATO-s. Presidenti Donald Trump, sipas Kushner, është i gatshëm të shqyrtojë një marrëveshje të tillë.

 

Megjithatë, një garanci e ngjashme me Nenin 5 nuk është e barabartë me anëtarësimin në NATO dhe nuk përcakton automatikisht se cilat shtete do të ndërhynin ushtarakisht në rast të një sulmi të ri rus.

 

Zelensky kërkon që detyrimet e partnerëve të përcaktohen qartë dhe të jenë të shkruara përpara arritjes së një marrëveshjeje paqeje. “Kjo duhet të jetë në letër. Deri më tani, nuk kam parë ndonjë hap të tillë në letër”, theksoi presidenti ukrainas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy