
Përtej retorikës së kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS-së së Tiranës, a ndodhen realisht socialistët në një situatë favorizuese në prag të zgjedhjeve vendore të 9 majit 2027.
Në analizën e tij në emisionin “MCN Live”, analisti Alban Dudushi vlerësoi se lëvizja e kreut të qeverisë për të mbledhur urgjentisht strukturat e kryeqytetit vjen si pasojë e frikës dhe e faktit se shifrat aktuale nuk i japin më mazhorancës lehtësinë e dikurshme elektorale.
Gara për Bashkinë e Tiranës do të shërbejë si testi kryesor politik për qeverisjen, ku fitorja do të sillte rikonfirmim, ndërsa humbja do të përbënte një goditje të rëndë.
Çfarë e detyroi Ramën të mblidhte Tiranën në Asamble? Frikë.
Se çfarë do të ndodhë me të, përtej asaj se si do të kompozohet gara.
Është e parashikueshme me situatën që ka përballë tij dhe e gjithë klima politike do ta çonte pikërisht drejt këtij hapi, sepse ne e kemi thënë që Tirana në vetvete do të mbetet lakmus .
Analisti theksoi se përplasja elektorale në kryeqytet lidhet drejtpërdrejt me legjitimitetin e pushtetit dhe e cilësoi garën e Tiranës si betejën vendimtare për PS-në.
FFitorja e Tiranës rikonfirmon mazhorancën, ndërsa humbja e Tiranës do të shënonte një gol shumë të madh dhe do të krijonte një krisje serioze te qeverisja.
Beteja e Tiranës është beteja më e rëndësishme, është praktikisht ‘Stalingradi’ i gjithë këtij zhvillimi ngjarjesh, që ka filluar që në fund te majit dhe fillimqershortin të këtij viti dhe që ka tërë këtë dinamikë politika në Shqipëri, që prej asaj periudhe.
Unë e shikoj më shumë si frikë këtë mobilizim, sepse numrat tani nuk tregojnë se e ka atë lehtësi të mëparshme.
Tirana është një fushëbetejë e cila duhet fituar patjetër dhe Rama e bëri të qartë këtë.
