
Prokuroria e Posame ka kërkuar dënimin me 302 vite burg për 15 të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë”. SPAK kërkoi 10 vitë burg për Nuredin Dumanin, i cili u kthye edhe në të penduarin e drejtësisë, ndërsa për 14 të pandehurit e tjerë ka kërkuar dënime më të larta. Këta persona akuzohen se si grup i strukturuar kriminal ka kryer disa vrasje gjatë vitit 2020.



