Një gjykatë në Ankara ka dënuar Ekrem Imamoglu, ish-kryetarin e bashkisë së Stambollit, i cili u shkarkua nga detyra pas arrestimit për korrupsion në vitin 2025 dhe aktualisht ndodhet në burg, me më shumë se dy vjet burg dhe i është ndaluar pjesëmarrja politike.
Sipas transmetuesit NTV, Imamoglu u dënua me dy vjet e një muaj burg për një rast që lidhej me parregullsi të dyshuara gjatë kongresit të vitit 2023 të partisë më të madhe opozitare CHP.
Gjykata e Shkallës së Parë e Ankarasë vendosi ndalimin e aktiviteteve politike për ish-kryetarin e bashkisë së Stambollit, i cili konsiderohej rivali kryesor i Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan para arrestimit të tij në mars 2025.
Gjykata dënoi të pandehur të tjerë, të cilët, nëse dënimet e tyre janë përfundimtare, do t’i nënshtrohen dispozitave në lidhje me heqjen e të drejtave politike gjatë kohëzgjatjes së dënimeve të tyre.
Imamoglu mbahet në burg që nga arrestimi i tij në mars 2025 dhe përveç çështjes kryesore të korrupsionit për të cilën akuzohet, është dënuar edhe për akuza të tjera.
