Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, për të pushuar çështjen për koncesionin e sterilizimit, dhe shpalljen e akteve hetimore të pavlefshme. Ish ministri tha për mediat se në Shqipëri nuk respektohet procedura penale dhe nuk adresohet shkelja e të drejtave procedurale të personave të akuzuar.
