Sulm kibernetik në SHBA/ Hakerat publikojnë të dhënat e mbi 41 mijë zyrtarëve të Sigurisë Kombëtare

Sulm kibernetik në SHBA/ Hakerat publikojnë të dhënat e mbi 41 mijë zyrtarëve të Sigurisë Kombëtare

Një sulm i rëndë dhe i mirëorganizuar kibernetik ka tronditur institucionet e larta të sigurisë në Shtetet Bashkuara. 

 

Një grup hakerash ka publikuar një bazë të dhënash të kërkueshme që përmban informacionet personale dhe profesionale të më shumë se 41,000 punonjësve dhe kontraktorëve të Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS).

 

Sipas cncb.com, siç raporton gazeta prestigjoze The Washington Post, e cila ka verifikuar vërtetësinë e materialeve me zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë amerikanë, mes të ekspozuarve ndodhen oficerë të imigracionit (ICE), agjentë të mbrojtjes kufitare (CBP), punonjës të Shërbimeve të Shtetësisë (USCIS) dhe hetues që kryejnë operacione të fshehta në terren.

 

Grupi i hakerave aktivistë, i cili e quan veten “Departamenti i Paqes” (Department of Peace), pranoi se ka depërtuar në serverët qeveritarë duke thyer shërbimin e vetëm të identifikimit (Okta single sign-on) që punonjësit përdorin për të hyrë në platformat e brendshme. 

 

Informacionet e rrjedhura përfshijnë emra, zyra, numra telefoni, emaile dhe detyra specifike profesionale.

 

Baza e të dhënash, e pagëzuar me emrin “Icepick”, u postua në platformën e organizatës jofitimprurëse të dedikuar për rrjedhjet e lajmeve, Distributed Denial of Secrets (DDoSecrets). Bashkëthemeluesja e organizatës, Emma Best, sqaroi se ky nuk është një sulm pa dallim:

 

“Kjo nuk është një listë gjithëpërfshirëse e të gjithë punonjësve të DHS. Në vend të një drejtorie të thjeshtë, 'Icepick' identifikon në mënyrë specifike shumë prej arkitektëve dhe drejtuesve të politikave dhe operacioneve të sigurisë në terren,” deklaroi Best.

 

Për herë të parë janë zbardhur edhe motivet politike pas këtij sulmi kibernetik. Grupi i hakerave deklaroi se ky aksion u ndërmor si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj deklaratave të Sekretarit të DHS-së, Markwayne Mullin, i cili më 17 korrik kishte paralajmëruar se agjencia e imigracionit (ICE) do të “rriste nxehtësinë në rrugë” duke intensifikuar arrestimet dhe kontrollet e trafikut.

 

Në mandatin e dytë të Presidentit Donald Trump, reagimi dhe rezistenca ndaj përpjekjeve të tij për dëbime masive është rritur ndjeshëm, veçanërisht pas dokumentimit të rasteve ku agjentët e ICE kanë përdorur forcë fizike gjatë aksioneve në terren. Sipas të dhënave nga Instituti i Politikave të Migracionit, Departamenti i Sigurisë Kombëtare ka përfunduar rreth 980,000 dëbime vetëm në 18 muajt e parë të administratës aktuale.

 

Edhe pse kompania e sigurisë "Okta" nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment, Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) pranoi zyrtarisht situatën për The Washington Post, duke thënë se është “në dijeni të një shkeljeje të mundshme” dhe po punon për ta adresuar atë me shpejtësi dhe efektivitet.

 

Ekspertët e sigurisë e shohin këtë si një goditje tejet të rëndë. 

 

Ish-drejtues të agjencisë ICE e cilësuan daljen e të dhënave si një "skenar makthi", pasi ekspozimi i kontakteve dhe zyrave rrezikon jetën e agjentëve të fshehtë dhe familjarëve të tyre, ndërsa mund të dështojë operacionet e inteligjencës kundër karteleve të drogës dhe bandave kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy