Pas denoncimit të ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, një prokuror i SPAK dhe dy oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë ushtruar kontrolle në banesa ku u sekuestruan aparate celularë, laptopë dhe dokumente në pronësi të Ardi Veliut, drejtueses së ndërmarrjes ‘KAYO’, Arjeta Pucës, administratores së shoqërisë aksionere ‘TIMAK Defence’, dhe Manjola Kasnecit, aksionere e kësaj kompanie.
Në qendër të këtij hetimi është shtetasi amerikano-izraelito-shqiptar Ron Yeffet, i cili sipas denoncimit të Ahmetajt ka marrëdhënie të hershme me krerët e asaj që ai e cilësoi si "koncepti KAYO", një strukturë që pretendohet se shtrihet në disa fusha të veprimtarisë kriminale.
Ahmetaj ka paralajmëruar se materialet do të shoqërohen me prova të tjera si të dhëna për udhëtime me charter dhe qëndrime në hotele në Itali, ndërsa e lidhi emrin e Yeffet edhe me afera të vjetra.
Për këtë çështje, krahas personave të cilëve iu sekuestruan telefonat, pritet të merren në pyetje edhe zyrtarë të tjerë të lartë, përfshirë sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes.



