Poloni/ Pezullimi i kryegjyqtarit çon vendin në krizë, policia blindon ndërtesën pas protestave

Poloni/ Pezullimi i kryegjyqtarit çon vendin në krizë, policia blindon ndërtesën pas protestave

Polonia është përfshirë nga një krizë e rëndë politike dhe kushtetuese, pasi qeveria pro-evropiane e Donald Tusk ka pezulluar nga detyra Presidentin e Gjykatës Kushtetuese, Bogdan Święczkowski, një aleat i afërt i opozitës nacional-konservatore (PiS). 

 

Vendimi ka ndezur protesta të dhunshme në Varshavë dhe ka detyruar Presidentin e vendit, Karol Nawrocki, të anulojë në mes udhëtimin zyrtar drejt Senegalit për t'u kthyer me urgjencë në Poloni.

 

Presidenti polak Karol Nawrocki, i cili kishte fluturuar për në Senegal për një vizitë shtetërore, e ktheu aeroplanin për t'u kthyer në Varshavë.

 

Dhjetëra protestues të opozitës u mblodhën jashtë gjykatës, ku disa prej tyre çanë gardhin rrethues dhe qëlluan me sende oficerët, duke sjellë arrestimin e tre personave. Policia ka rrethuar dhe blinduar ndërtesën.

 

Kryeministri Tusk mbrojti vendimin duke thënë se "rivendosja e shtetit të së drejtës është detyrim" pas viteve të paligjshmërisë. Nga ana tjetër, opozita e PiS e ka cilësuar pezullimin si një "sulm kriminal ndaj rendit kushtetues" dhe ka bërë thirrje për rezistencë të vendosur.

 

Ndërsa akuzat për një "grusht shteti" po shtohen, Ambasadori i SHBA-së ka ndërhyrë duke bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe duke paralajmëruar se situata mund të degjenerojë në diçka shumë më të keqe.

 

EPA/Shutterstock Një grua shikon oficerët e policisë që bëjnë roje jashtë Gjykatës Kushtetuese të Polonisë në Varshavë. Foto: 30 tetor 2026

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy