Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dënuar ashpër një sulm "të tmerrshëm" rus me dronë ndaj anijes civile tregtare "Royald Mammadov", e cila po transportonte misër në ujërat neutrale të Detit të Zi.
Nga ky sulm kanë humbur jetën dy persona, përfshirë kapitenin e anijes, ndërsa një marinar tjetër rezulton i zhdukur.
Autoritetet rumune ndërhynë për të shpëtuar 11 anëtarë të ekuipazhit, pasi anija në pronësi turke u përfshi nga flakët dhe u fundos në jug të portit rumun Sfantu Gheorghe.
Rusia nuk ka komentuar drejtpërdrejt, por ka deklaruar më herët se po shënjestron anijet e mallrave si hakmarrje për sulmet e Ukrainës ndaj rafinerive ruse të naftës.
Ndërkohë, incidenti ka rritur alarmet në Evropë ku Gjermania ka paralajmëruar një rrezik real dhe të afërt për sulme hibride ruse në territorin e saj, duke u shprehur se vendi gjendet në prag të një konflikti të dhunshëm "në hije" me Moskën.



