Fraksioni i dosjes Veliaj/ Bregu: Gjyqi ndaj tij do të zgjaste 4-5 vjet pa ndarjen, gjyqi i shkurtuar vulosi fajësinë (VIDEO)

Fraksioni i dosjes Veliaj/ Bregu: Gjyqi ndaj tij do të zgjaste 4-5 vjet pa ndarjen, gjyqi i shkurtuar vulosi fajësinë (VIDEO)

Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në studion e "MCN", ka analizuar zhvillimet e fundit në GJKKO lidhur me fraksionin e dosjes ku u dënuan me gjykim të shkurtuar disa biznesmenë dhe bashkëpunëtorë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

 

Sipas Bregut, ndarja e çështjes nga SPAK ishte e domosdoshme për shkak të kohëzgjatjes që do të merrte procesi nëse të gjithë të pandehurit dhe shoqëritë tregtare do të gjykoheshin bashkë, por ai theksoi se shpallja fajtor e bashkëpunëtorëve rëndon drejtpërdrejt pozitën e kryebashkiakut dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.

 

Normalisht, gjyqi ndaj Erion Veliajt do zgjasi shumë. U duk që në fillim. Tani, SPAK kur i çoi për gjykim, çoi të gjithë që akuzoheshin bashkë me të dhe të gjitha firmat. Ai gjyq do vazhdonte katër-pesë vjet nëse çdo avokat i të pandehurve dhe çdo avokat i shoqërive të thoshin vetëm ‘mirëmëngjes’, ose të thoshin ‘prezent’.

 

Duke komentuar vendimin e gjykatës për të pandehurit e fraksionit të parë, gazetari vuri në dukje se GJKKO ka pranuar pothuajse plotësisht kërkesat e prokurorisë, me përjashtim të një rasti, ndërsa e cilësoi Elman Abulen si personazhin kryesor që përfitoi nga lehtësimi i akuzave dhe dënimi alternativ.

 

SPAK duhet të shohim sa kërkoi dhe çfarë dha gjykata. Çfarë kërkoi SPAK, dha gjykata. S'ka asnjë ulje në të gjitha ato që ka kërkuar. Ka një ndryshim vetëm për një nga biznesmenët, Bektashin, për të cilin është kërkuar një vit burg dhe doli i pafajshëm. Tani, emri që bie i gjithi në sy është absolutisht Elman Abule. Personazhi kryesor, për të cilin GJKKO ka qenë gjithmonë edhe më i lehtë; i dha arrest në shtëpi, SPAK në krahun tjetër i ngriti vetëm pastrimin e produktit të veprës penale, nuk i gjeti dot një akuzë tjetër. Në 4.8 vjet, ai do presi dhe pak edhe do dënohet me kohën e paraburgimit, duke iu përllogaritur një ditë e gjysmë edhe pse ka ndenjur në arrest në shtëpi.

 

Bregu shtoi se ky trend i dënimeve me kusht apo alternative vjen si pasojë e hetimeve të nxituara dhe presionit politik mbi Prokurorinë e Posaçme.

 

A ka qenë SPAK disi i nxituar në këto hetime? Është çështje e prokurorëve, të cilët mos harrojmë që kishin dhe trysninë e madhe politike mbi këtë çështje. Këto vendime tashmë u dhanë, mirëpo vjen si rezultat i një tufe të madhe dënimesh alternative të dhëna më përpara. Hetime të cilat nuk kanë shkuar deri në fund, nxitja për të kapur një kohë hetimi, e ka bërë SPAK-un që të tërhiqet disi në akuzat.

 

I pyetur nëse vendimet e dhëna për bashkëpunëtorët ndikojnë te gjyqi i Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës, të cilët kanë zgjedhur procesin e zakonshëm, Sokol Bregu ishte i prerë se fakti penal konsiderohet tashmë i provuar nga gjykata, duke lënë të hapur vetëm masën e dënimit.

 

Këta nuk është se pranuan fajësinë, këta pranuan aktet në gjendje që ndodheshin dhe kërkuan një proces gjyqësor pa dëshmitarë, pa shqyrtim provash, dhe u gjetën fajtorë. Janë të gjithë në bashkëpunim me kryetarin aktual të Bashkisë së Tiranës. Dhe duke qenë kjo lidhje, shkon në derivat që ai do dënohet. Nëse është dënuar Abule dhe është gjetur fajtor, normalisht për atë që ka bashkëpunuar dhe ai fajtor është. Pra, fakti është kryer. Tani, se sa duhet të jetë dënimi për zotin Veliaj, është një tjetër gjë.

 

Po ashtu, ai nënvizoi se e njëjta logjikë juridike vlen edhe për bashkëshorten e kryebashkiakut, Ajola Xoxa, për shkak të lidhjes së saj në dosje me Elman Abulen.

 

Aktiviteti i Abules lidhet me zonjën Xoxa. Tani, nëse ky dënohet, nuk ka mundësi që për të njëjtën vepër penale ajo nuk dënohet, sepse në bashkëpunim të dy ishin në pastrimin e produktit të veprës penale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy