Berisha: Rama sot fuqi e së keqes, ‘narkoeurot’ po rrisin çmimet dhe varfërinë

Berisha: Rama sot fuqi e së keqes, ‘narkoeurot’ po rrisin çmimet dhe varfërinë

Gjatë një takimi të "Foltores" së Partisë Demokratike të zhvilluar në Berat, kreu i saj Sali Berisha ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar qeverisjen e tij si një "narkodiktaturë autoritare" që po rrezikon ekzistencën demografike dhe ekonomike të kombit shqiptar.

 

Berisha, duke iu drejtuar strukturave dhe qytetarëve të Beratit, bëri një paralajmërim të fortë mbi krizën e thellë që sipas tij po kalon vendi, duke krahasuar përqendrimin e pushtetit të kryeministrit aktual me diktaturën e Enver Hoxhës.

 

Në fjalën e tij, ai argumentoi se Shqipëria sot po qeveriset nga një regjim unik në Evropë, ku krimi dhe droga janë kthyer në instrumente kryesore të kontrollit shtetëror.

 

Sot Shqipëria ka në pushtet si asnjë vend tjetër në Evropë, dhe më të paktit në botë, një narkodiktaturë autoritare. Për ne që kemi njohur diktaturën komuniste, ajo është diktaturë që nuk toleronte asnjë formë pluralizmi, ndaj dhe quhet totalitare. Por kjo e sotmja është autoritare, ku afërsisht njëlloj si në të parën, diktatori ka të gjitha pushtetet në një dorë. Enver Hoxha kishte në duart e tij satrin e ideologjisë terroriste marksiste-leniniste, Edi Rama ka sot satrin e drogës dhe krimit, të cilat janë një fuqi e të keqes. E një të keqe, që në disa aspekte, kombi kurrë nuk e ka njohur.

 

 

Ish-kryeministri vuri theksin te kriza e rëndë demografike, duke cituar të dhëna mbi rënien e lindjeve në nivele historike dhe largimin masiv të popullsisë jashtë vendit, gjë që e cilësoi si një rrezik ekzistencial.

 

Gjashtë ditë më parë bisedoja me një profesor të shquar, një nga studiuesit më të shquar në politikën evropiane, dhe i paraqita gjendjen në vend. E informova se si pasojë e narkoshtetit të këtij regjimi, për shkak të zhvlerësimit të euros më të madh në botë, eksportet kanë pësuar rënien më dramatike, 28 përqind në 3-4 vite. Prodhimi industrial ka pësuar rënie 15.3 përqind. Prodhimi bujqësor edhe më shumë. Por ai shtangu kur i thashë se sot lindshmëria si komb në Shqipëri është e njëjtë me atë që ishte 100 vite më parë. E mbylli bisedën me mua duke më thënë: 'Zoti Berisha, ky është një rrezik ekzistence'. Dhe në fakt nuk kemi qenë në memorien e historisë së shumë shekujve në një rrezik të tillë ekzistence siç jemi sot. Statistikat tregojnë, disa thonë 47, të tjera thonë 54 përqind e shqiptarëve nuk janë më në Shqipëri. Pra, u ndala vetëm në njërin nga aspektet, ndoshta edhe më tragjikun, më kërcënuesin për ekzistencën tonë, që është aspekti demografik i këtij regjimi.

 

Berisha analizoi gjithashtu situatën financiare në vend, duke bërë përgjegjës fluksin e parave të pista për zhvlerësimin e euros, goditjen e kursimeve të qytetarëve dhe rritjen galopante të çmimeve të ushqimeve në krahasim me rajonin.

 

Pa ndaluar pastaj se ku u rrokullisëm ne; nga një ngjitje dhe largim nga varfëria, u kthyem përsëri më të varfrit e rajonit dhe të Evropës. Droga është fuqi e të keqes, miqtë e mi, sepse zhvlerësimi me 35 përqind i euros nga vagonët dhe kontejnerët e narkoeurove që futen në Shqipëri, zhvlerëson të gjitha remitencat që familjarët dërgojnë në Shqipëri. Kanë zhvlerësuar kursimet në euro me 250 miliardë lekë. Jo vetëm kaq. Ju duhet ta dini se Banka e Shqipërisë, nga 250 milionë euro që blinte katër vite më parë, tani blen mbi 1 miliardë dhe hedh në treg me thasë kartëmonedhën. Po, ajo rrit çmimet, rrit inflacionin. Dhe këtu qëndron arsyeja pse çmimet në Maqedoni, në Kosovë, në Mal të Zi janë 60, 70 përqind të çmimeve mesatare të BE-së për ushqimet dhe gjërat bazë. Po në Shqipëri sa janë? Janë 110 përqind.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy