Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një tubimi parazgjedhor, duke thënë se Bosnja dhe Hercegovina është “e vdekur”.
Sipas Aljazeera, kjo deklaratë vjen në një periudhë të tensionuar politikisht, teksa vendi përballet me ndarje të thella etnike dhe politike lidhur me të ardhmen e institucioneve shtetërore dhe orientimin e tij ndërkombëtar.
Milorad Dodik, përdori një gjuhë të ashpër për të vënë në pikëpyetje funksionimin e institucioneve qendrore të vendit dhe për të kërkuar një rikonfigurim të marrëdhënieve politike.
Qëndrimet e tij lidhen me debatin e vazhdueshëm mbi kompetencat e institucioneve qendrore të Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe marrëdhëniet e vendit me aktorët ndërkombëtarë.



