Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, njoftoi se norma bazë e interesit do të mbetet në 2.5%, ndërsa pranoi rritjen e presioneve inflacionare nga çmimet e naftës, energjisë, pagat dhe kërkesa e lartë për konsum. Sipas tij, pavarësisht ngadalësimit të rritjes ekonomike, inflacioni pritet të kthehet në objektiv gjatë vitit 2028.



