
Letonia mund të vendosë armë bërthamore, u tha gazetarëve të mërkurën presidenti letonez Edgars Rinkevics.
“Nëse lind një nevojë e tillë dhe NATO merr një vendim të tillë kolektiv, armët bërthamore do të vendosen në Letoni”, tha Rinkevics, siç citohet nga mediat letoneze.
“Nuk ka pengesa ligjore në ligjet tona për vendosjen e armëve bërthamore në Letoni”, shtoi presidenti letonez.



