Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për mësuesin e edukimit fizik, Albano Ameti, 35 vjeç, i cili u ndalua nga policia pas denoncimit të shtatë nxënëseve të mitura që e akuzojnë për ngacmim seksual në ambientet e shkollës.
Vendimi është marrë këtë të diel, pasi 35-vjeçari u paraqit përpara Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për vlerësimin e masës së sigurisë.
Me këtë vendim, mësuesi do të hetohet në gjendje të lirë, duke pasur detyrimin të paraqitet pranë autoriteteve sipas përcaktimeve të gjykatës.



