Ambasadori i SHBA shkon në SPAK, takon Brahon dhe Joni Ketën

Ambasadori i SHBA shkon në SPAK, takon Brahon dhe Joni Ketën

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Eric Wendt ka shkuar në SPAK mesditën e sotme, ku është takuar me kreun e këtij institucioni, Klodian Braho.

 

I pranishëm në takim ka qenë dhe kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta.

 

Nuk dihet ende qëllimi i takimit, ndërkohë që ambasadori i SHBA ka shprehur vazhdimisht mbështetjen për organet e drejtësisë si dhe për goditjen e krimit dhe korrupsionit.

 

Një muaj më parë ambasada e SHBA tha pas një takimi të ngjashëm se, “Ambasadori Eric Wendt u takua me drejtuesit e SPAK-ut për të diskutuar rolin vendimtar të institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave dhe se si partneriteti ynë kontribuon për një të ardhme më të sigurt e më të begatë për të dy kombet tona”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy