Kërkimet për Alket Rizain/ Dervishi: Kam bindjen se fshihet në Greqi, atje ka rrjetin e tij

Kërkimet për Alket Rizain/ Dervishi: Kam bindjen se fshihet në Greqi, atje ka rrjetin e tij

Gazetari Ferdinand Dervishi, nuk e përjashton mundësinë se i arratisuri nga burgjet greke, Alket Rizai, të fshihet në Shqipëri, por ndan bindjen se shteti fqinj është ai ku ka rrjetin e tij dhe është territori që njeh më mirë.

 

Duke folur për edicionin e lajmeve për MCN TV, se që nga viti 2021, Alket Rizai ka marrë 12 leje pesë ditore dhe asnjërën prej tyre nuk ka thyer, përveç të fundit, pas një incidenti që ndodhi në një lokal nate. 

 

Sipas tij, Alket Rizai ka qenë kryekapo i burgjeve greke. 

 

Alket Rizai është një emër legjendar i krimit. Nuk më bën çudi kur shoh që në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë në mënyrë të paligjshme me dhjetëra automjete me fenelina policie. Nuk është çudi që në Greqi dikush të pajis një makinë me fenelina policie, sidomos dikush i kalibrit të Alket Rizait. Ai është dënuar dy herë për vrasje, për vrasjen e një biznesmeni para arratisjes së parë, pasi dyshonte se biznesmeni kishte lidhje me të dashurën e vetë, me një ruse. Pas krimit u dënua me burg përjetë. 

 

Në 2006, ndodhi ajo arratisja spektakolare. Arratisja spektakolare nga burgu i Koridhalos, e bëri shumë të famshëm, por nuk është se u arratis vetëm Alketi ai u arratis bashkë me Vasilis Paleokostas, një personazh i njohur grek në botën e krimit, i cili ka qenë shumë më i famshëm se Alketi, ka qenë i pasur me krime, thotë se në një rast i mori dikujt 12 milionë euro dhe ai që ia mori, tha se u soll fare mirë, nuk më dha asnjë shpullë. Mendohet se përmes tij u organizua ajo arratisja e famshme. 

 

Akoma Paleokostas është në arrati. Për të qeveria greke mban në fuqi një vendim që për informacionin që do çojë në kapjen e tij, shuma është 1 milion euro. Njihet dhe si Robin Hood në Greqi, që u merr para të pasurve dhe ua jep të varfërve. Nderi që i bëri Alketi në liri, ishte se vrau kundërshtarin e një tjetri dhe për këtë u dënua me burg përjetë. 

 

Një i burgosur tjetër më i rrezikshëm. U arratis në 2009, sërish me helikopter. Interesante është se nga 2021 ka marrë 12 leje me nga 5 ditë. Asnjë leje nuk kishte thyer, të fundit e theu pasi shkoi në një lokal nate dhe u përfshi në një incident. Në burgjet greke është pak a shumë e njëjta gjë, ka një kryekapo, i cili me sa duket ka qenë Alket Rizai. Sidomos pas arratisjes së dytë dhe arrestimit të dytë ai ka qenë kapo absolut i burgjeve në Greqi, dhe duke qenë i tillë ka mundësi korruptimi. 

 

Unë kam dyshimin se ai ndodhet në Greqi se më shumë se territorin shqiptar, njeh atë grek. Aty ka miq dhe shokë, por nuk përjashtohet mundësia të ketë kaluar në Shqipëri. Lidhjet ai i mban me kokat e mafies, dhe këto koka, mund t’i kenë dhënë garanci që dikush do e garantonte në Shqipëri. Sigurisht që ka llogari të pambyllura me grupe kriminale që janë në Greqi. Se ka bërë një vrasje për llogari të këtij mafiozi të madh Vasilis Stefanakos. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy