Rama në forumin e BE-së: Pas protestave është hija e Trump! Kënga serbe kundër Kosovës s’mund të kalohet në heshtje

Rama në forumin e BE-së: Pas protestave është hija e Trump! Kënga serbe kundër Kosovës s’mund të kalohet në heshtje

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Europian, që po zhvillohet në Bruksel. Ai ishte pjesë e panelit të nivelit të lartë me temë “Arritjet e zgjerimit: Reforma, Investime dhe Rritje”.

 

Gjatë fjalës së tij, Rama komentoi zhvillimet dhe protestat e muajve të fundit në Shqipëri rreth investimeve, duke e lidhur vëmendjen e krijuar edhe me emrin e Presidentit amerikan, Donald Trump.

 

Ajo që do të thosha është se ajo që ka ndodhur në Shqipëri muajt e fundit ka qenë publike gjerësisht, pati edhe emrin ‘revolucioni i flamingove’. Pas kësaj është edhe hija e Trump dhe nëse s’do të ishte Trump, nuk besoj se do të donte t'ia dinte dikush në Shqipëri.

 

Kryeministri shtoi se Shqipëria po kalon në një fazë të re zhvillimi, ku qytetarët kanë kërkesa dhe pritshmëri më të larta për rritjen ekonomike dhe investimet, duke rikonfirmuar orientimin europian të vendit.

 

Njerëzit kërkojnë më shumë. Njerëzit kanë të drejtë legjitime që të kërkojnë më shumë vëmendje dhe për të ngritur edhe pikëpyetje, kur flasim për një ekonomi në rritje dhe kur flasim edhe për investime. Ne jemi të lidhur ngushtë me BE-në dhe po punojmë ngushtë me BE-në.

 

Gjatë fjalës së tij, Rama komentoi edhe incidentin me muzikën serbe kundër Kosovës.

 

Më lejoni të them diçka para se ti përgjigjem pyetjes suaj të drejtpërdrejtë për një të keqe që u bë dje përmes muzikës, që nuk duhet të kthehet sot në një të keqe të pranuar përmes heshtjes. Nuk e di nëse ishte e qëllimtë apo rezultat i injorancës, apo fakti që një këngë pa shije nacionaliste u interpretua në prag të këtij forumi. U interpretua nën titullin e bukur melodik të unitetit.

 

Nuk është se lëndon vetëm ndjenjat e shqiptarëve, por ka të bëjë me nevojën që të mos lihet të kalojë në heshtje asgjë që na bën të kthehemi në të shkuarën. Unë kam qenë avokat prej shumë vitesh, për sa e rëndësishme është për fqinjësinë tonë, për ta mbajtur Serbinë në anën tonë, në anën e Europës, pra të mos shkojë në të kundër të kësaj bindjeje. 

 

Por në të njëjtën kohë është e rëndësishme që të mos lëmë hapësirë për betejat mesjetare. Të gjithë ne duhet të angazhohemi për ta transformuar rajonin tonë në gjithçka për të cilën po flasim.

 

Në këtë panel morën pjesë gjithashtu Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajić, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, Komisioneri Europian për Ekonominë dhe Produktivitetin, Valdis Dombrovskis, si dhe eurodeputeti Thijs Reuten.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy