Meta bllokon promovimin e shfaqjes së Virginia Woolf, përmban fjalën “Feminizëm”

Meta bllokon promovimin e shfaqjes së Virginia Woolf, përmban fjalën “Feminizëm”

Kompania Meta i ka ndaluar Teatrit Raval në Barcelonë të promovojë në rrjetet e saj sociale një adaptim skenik të esesë së famshme të Virginia Woolf, “Një dhomë më vetë”. Arsyeja e bllokimit, sipas gjigantit të teknologjisë, është se vepra përfshin “tema sociale”. 

 

Kur menaxhmenti i teatrit me 193 vende kërkoi sqarime se pse u bllokua fushata e tyre publicitare, Meta u përgjigj se sistemet e saj automatike i filtrojnë këto përmbajtje.

 

Çdo përmendje e termave si feminizëm, të drejta civile ose reformë sociale klasifikohet automatikisht si "temë sociale" dhe bllokohet nga platforma. Kompania i sugjeroi teatrit të hiqte këto "fjalë kyçe" në mënyrë që teksti të mos dukej sikur inkurajon aktivizmin. 

 

Teatri Raval reagoi menjëherë përmes një deklarate zyrtare, duke e cilësuar vendimin si një padrejtësi dhe shkelje të të drejtave të tyre për të përhapur kulturën. Aktorja protagoniste e shfaqjes, Clara Sanchis, u shpreh tejet e shqetësuar për gazetën La Vanguardia.

 

Nuk e dimë nëse publiciteti është refuzuar për shkak të emrit të Virginia Woolf apo për shkak të fjalës feminizëm, apo të dyjave. Sidoqoftë, kjo është një mënyrë për të fshirë nga harta përparimet që kanë dashur shekuj për t'u arritur. Ne i kemi dhënë mediave sociale fuqi të pakufizuar dhe çdo ditë mund të shohim se sa e rrezikshme është kjo. Është paragjykim dhe manipulim. 

 

Shfaqja është një adaptim i një serie fjalimesh që shkrimtarja britanike Virginia Woolf mbajti në vitin 1928 në Universitetin e Kembrixhit, pikërisht mbi situatën e grave në shoqëri dhe diskriminimin e tyre në arsim. 

 

Në këtë vepër monumentale, Woolf formuloi thënien e saj të famshme se, për të krijuar letërsi të lirë e cilësore, “një grua duhet të ketë para dhe një dhomë më vete”. Pati një ironi të hidhur në faktin që vetë Woolf kishte shkruar në ditarin e saj se priste të sulmohej si feministe për këtë libër, por shekuj më vonë ky sulm erdhi në formë censure nga algoritmet e internetit.

 

Një promovim online për veprën “Një Dhomë Më Vetë” në Teatre Raval, ku shihet Clara Sanchis duke treguar me gisht dhe një kopje që përmend feminizmin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy