Dogjën makinën e një gruaje në Vlorë, policia arreston dy persona

Dogjën makinën e një gruaje në Vlorë, policia arreston dy persona

Policia e Vlorës ka zbardhur djegien e një automjeti të ndodhur një muaj më parë. 

 

Ndonëse ngjarja fillimisht u raportua si aksidentale për shkak të një defekti teknik, hetimet e thelluara provuan se zjarri ishte i qëllimshëm.

 

Në kuadër të këtij operacioni, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë identifikuar dhe prangosur dy persona si të dyshuar për ngjarjen.

 

Në pranga kanë rënë shtetasit R. K., 33 vjeç (i dyshuar si porositës) dhe T. K., 36 vjeç (i dyshuar si ekzekutor/autor i djegies). Të dy janë banues në qytetin e Vlorës.

 

Sipas hetimeve, shtetasi R. K. ka porositur 36-vjeçarin për të djegur automjetin në pronësi të shtetases S. N., 50 vjeçe, gjithashtu banuese në Vlorë.

 

Ngjarja ka ndodhur më datë 22 shtator, rreth orës 01:20 të mëngjesit, në lagjen “1 Maji” të qytetit bregdetar.

 

Materialet procedurale tashmë i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

 

 Ndaj dy të arrestuarve rëndon vepra penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, e kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor dhe zbardhjen e motiveve të këtij rasti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy