Mbrojtja e Lumit Vjosa/ Nika: Disa ndryshime në ligj i hapën rrugën zhvillimit në zonat e mbrojtura

Mbrojtja e Lumit Vjosa/ Nika: Disa ndryshime në ligj i hapën rrugën zhvillimit në zonat e mbrojtura

Si paraqitet aktualisht gjendja e lumit Vjosa, sa është zbatuar në praktikë mbrojtja e tij dhe cilat janë rreziqet me të cilat përballet sot?

 

Lidhur me këto pyetje, Olsi Nika, drejtues ekzekutiv i organizatës mjedisore “EcoAlbania”, për “MCN live”, u shpreh se ndryshimet e bëra në ligj i hapën rrugën zhvillimit dhe ndërtimeve në zonat e mbrojtura, ndërsa evidentoi se nxjerrja e inerteve dhe mbetjet urbane vijojnë të jenë problematika serioze.

 

Shpallja e Vjosës si Park Kombëtar ka qenë një rrugëtim shumë i vështirë. 

 

Përbën fundin e një kapitulli i cili ka qenë më i gjatë seç parashikohej nga ne, për arsye të të gjitha energjive që na është dashur për t’i bindur vendimmarrësit shqiptarë që të mos ndërtoheshin hidrocentralet dhe projekte të tjera shkatërrimtare në lumin Vjosa, por që ai të mbrohej dhe të kishte këtë status të veçantë. 

 

Pas shpalljes Park Kombëtar në mars të vitit 2023, sfida kryesore ka kaluar te menaxhimi dhe zbatimi efektiv i parimeve të mbrojtjes në terren, proces i cili u cenua nga ndërhyrjet ligjore.

 

Vjosa është shpallur Park Kombëtar në mars 2023 dhe kapitulli tjetër ka të bëjë me menaxhimin dhe zbatimin efektiv të tij, sipas parimeve të një parku kombëtar. 

 

Mirëpo, teksa ligji filloi të zbatohej, disa ndryshime të mëvonshme në ligj i hapën rrugën zhvillimit në zonat e mbrojtura. 

 

Drejtuesi i “EcoAlbania” vuri në dukje dy plagë konkrete mjedisore që vijojnë të dëmtojnë ekosistemin e lumit, pavarësisht ndalimeve ligjore. 

 

Marrja e inerteve ndalohet me ligj, por në terren ka pika që janë ende aktive. 

 

Po ashtu, mbetjet e ngurta urbane vijojnë të mbeten një problem i madh për lumin. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy