SpaceX dërgon ekuipazhin e ri drejt ISS-it

SpaceX dërgon ekuipazhin e ri drejt ISS-it

SpaceX ka lëshuar të enjten raketën Falcon 9 nga Florida, duke dërguar një ekuipazh prej katër astronautësh drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). 

 

Misioni Crew-13 përfshin dy astronautë amerikanë, një astronaut kanadez dhe një kozmonaut rus, njofton BBC. 

 

Ekipi përbëhet nga dy astronautë të NASA-s, një kozmonaut rus dhe një astronaut kanadez, gruaja e të cilit pret fëmijën e tyre të tretë dy muaj pas fillimit të misionit.

 Ata do të bëhen çifti i katërt në historinë e udhëtimeve hapësinore që kanë një fëmijë të lindur ndërsa njëri prind ishte jashtë planetit. 

 

Në krye të misionit është astronautja e NASA-s Jessica Ëatkins, e cila po udhëton për herë të dytë në hapësirë.

 

Ajo shoqërohet nga astronauti amerikan Luke Delaney, astronauti i Agjencisë Hapësinore Kanadeze Joshua Kutryk dhe kozmonauti rus Sergey Teteryatnikov.

 

Ekuipazhi udhëton me kapsulën Crew Dragon, e cila pritet të mbërrijë në ISS pas rreth tetë orësh. Katër astronautët do t’u bashkohen shtatë personave që ndodhen aktualisht në stacion.

 

Misioni do të zgjasë rreth gjashtë muaj dhe do të përqendrohet në kërkime shkencore, veçanërisht në shëndetin dhe performancën e njeriut në kushtet e mikrogravitetit. Ekipi do të studiojë, ndër të tjera, ndikimin e mikrogravitetit në qarkullimin e gjakut dhe mpiksjen e tij.

 

Ky mision vjen në një kohë kur bashkëpunimi ndërkombëtar në ISS vazhdon të përfshijë SHBA-në, Rusinë, Kanadanë, Japoninë dhe vende evropiane, pavarësisht tensioneve politike mes Moskës dhe Perëndimit.

 

NASA ka deklaruar se synon ta mbajë stacionin funksional deri në vitin 2030.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy