Gazetari Sokol Bregu thotë se ambasadori amerikan në vendin tonë, Eric Wendt ka dashur të rrijë jashtë agjendave politike, nuk ka folur për asnjë çështje që shqetësojnë opinionin publik shqiptar, ka mbajtur një qëndrim ndryshe nga paraardhësit e tij.
Ai deklaroi për “MCN Live” se deklarata e ambasadorit nga SPAK, për prova në serverat e hetimet amerikan, shkojnë për krimin e organizuar, politikën dhe korrupsionit dhe është një mesazh i mprehtë.
Edhe pse është kërkuar gjatë kohës së protestave të ketë një qëndrim, kjo nuk ka ndodhur. Iu ka rënë në sy të gjithëve për mënyrën si ka vepruar.
Tre takime në SPAK, pothuajse me të njëjtin mesazh, por ky i sotmi ka një ndryshim, sepse deklarata e ambasadorit i jep një shtysë SPAK, se SHBA ka prova në servera mbi krimin dhe korrupsionin në Shqipëri.
Dashur pa dashur ka zbuluar një sekret, çdo gjë që është brenda serverave të hetimit amerikan, sekret është por ka dërguar një mesazh goxha të mprehtë. Besoj se këto mesazhe shkojnë dhe për krimin e organizuar dhe për politikën dhe për korrupsionin.
Nuk di nëse këtë akses që i jepet SPAK e kanë prokurori të shteteve të tjera partnere të SHBA. Por kjo shkurton jashtëzakonisht kohë fizike për prokurorët shqiptarë.
Ky është një akses i drejtpërdrejtë në të gjitha të dhënat që SHBA kanë. Por trajnimi i prokurorëve do ju japë atyre një mënyrë të re. Besoj se ata që ka shigjetuar sot ambasadori janë në hall.
